Siguria në Ballkanin Perëndimor, temë diskutimi ndërmjet deputetëve kosovarë e atyre gjermanë

FOTO:EO

Komisioni për Punë të Jashtme e Diasporë ka pritur në takim të premten delegacionin e Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se temë diskutimi ka qenë siguria në Ballkanin Perëndimor.

“Ideja e tyre është të takohen me parlamentarë, pra me deputetë të shtetit të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar për zhvillimet aktuale dhe ideja është që të sigurohet rregullimi krijimit të stabilitetit dhe paqes për shtetet që janë pjesë e Ballkanit perëndimor”, ka deklaruar Kryeziu-Hyseni, raporton Ekonomia-Online.

Në një deklarim për media pas këtij takimi, Kryeziu-Hyseni tha se ideja e tyre është krijimi i stabilitetit dhe paqes në Ballkan.

“Ne sot më këtë përfaqësues, kemi diskutuar për situatën aktuale që është në Republikën e Kosovës dhe më vjen mirë që edhe njëherë tjetër të dëgjojmë nga përfaqësuesit e Gjermanisë për mbështetjen e madhe që na ka dhënë”, ka vijuar ajo.

Komisioni për Punë të Jashtme takon një delegacion nga Gjermania

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika