
Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të suksesshme në fushat mjekësore ose dentare,Universum International College ofron edukim të klasit botëror, të ofruar dhe menaxhuar nga Arizona State University, përfitoni nga programet e nivelit Bachelor në Biomjekësi Laboratorike, Kozmetologji, Teknik Dentar dhe Higjienë Dentare.
REGJISTROHU TANI dhe përfitoni një ofertë ekskluzive -15% zbritje për pararegjistrim. Kjo mundësi është e kufizuar, pasi vendet janë të limituara.
Cili Program Është i Duhuri për Ty?
Biomjekësi Laboratorike – Ky program është i dizajnuar për ata që kanë pasion për shkencën dhe duan të kontribuojnë në diagnozat mjekësore. Studentët do të mësojnë të analizojnë mostra biologjike, të përdorin pajisje laboratorike të teknologjisë së fundit dhe të ndihmojnë në identifikimin e sëmundjeve. Puna e tyre është thelbësore në spitale, klinika dhe laboratorë kërkimorë.
Kozmetologji – Në një botë ku kujdesi estetik po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, ky drejtim ofron trajnim profesional në kujdesin e lëkurës, trajtime dermatologjike dhe teknika të avancuara të estetikës. Studentët do të mësojnë përdorimin e aparaturave moderne dhe teknologjive të reja për të ofruar shërbime cilësore në qendrat estetike dhe spa.
Teknik Dentar – Ky program është ideal për ata që duan të punojnë në fushën e stomatologjisë, duke ndihmuar në krijimin e protezave, aparateve ortodontike dhe implanteve dentare. Studentët do të marrin njohuri të thelluara mbi materialet dentare dhe teknikat e përpunimit të tyre në laboratorë të specializuar.
Higjienë Dentare – Një profesion kyç në shëndetin oral, i cili përgatit specialistë për pastrimin profesional të dhëmbëve, trajtimin e mishrave të dhëmbëve dhe edukimin e pacientëve mbi higjienën orale. Ky drejtim ofron mundësi të shumta punësimi në klinika dentare, spitale dhe qendra shëndetësore.
Përse të Regjistrohesh Tani?
-15% zbritje për pararegjistrim.
Numër i kufizuar vendesh – Rezervo vendin para se të plotësohen kuotat.
Mësim praktik dhe teorik në ambiente moderne – Pajisje të avancuara dhe mësimdhënie nga ekspertë.
Diplomë të dyfishtë & e fuqizuar nga Arizona State University.
Qasje në kurrikulën e Arizona State University.
Mundësi të shkëlqyera punësimi pas diplomimit – Fushë me kërkesë të lartë në treg.
TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!
Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.