Siljanovska sot merr detyrën si presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut

Siljanovska-Davkova hapi një kapitull të ri në historinë e vendit si gruaja e parë që mban këtë post të lartë

Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvend, sipas njoftimit, në kabinetin e Presidentit do të mbahet ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës së presidentit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas së cilës do të takohet kokë më kokë me presidentin në largim Stevo Pendarovski. Siljanovska-Davkova hapi një kapitull të ri në historinë e vendit si gruaja e parë që mban këtë post të lartë.

Fituesja e zgjedhjeve presidenciale, profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova, sot në mesditë do të inaugurohet zyrtarisht si presidentja e gjashtë e vendit me një deklaratë solemne në Kuvend.

Inaugurimi i presidentit të sapozgjedhur do të bëhet në kuadër të seancës së 151-të të Kuvendit, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës do të jetë ceremonia e betimit. Pas ceremonisë në Kuvend, sipas njoftimit, në zyrën e Presidentit do të mbahet ceremonia zyrtare për dorëzimin e postit të Presidentit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në një deklaratë për media, Siljanovska-Davkova tha se ky akt gjithmonë i paraprin shpalljes dhe shënon kurorëzimin formal të zgjedhjeve. /KlanMaqedonia/

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika