Sillet para gjykatës i dyshuari tjetër për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Është dërguar para gjykatës i dyshuari për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, që u arrestua të dielën mbrëma

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është sjellë i dyshuari J.V., i cili është arrestuar të dielën (1 dhjetor) nën dyshimin për rastin e sulmit në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc

Pas pak pritet të mbahet seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë.

Ndryshe, të hënën (2 dhjetor), Prokuroria Speciale bëri të ditur se lidhur me sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin e ujit të “Ibër-Lepencit”, ishin shoqëruar në Polici 10 të dyshuar. Prej tyre, D.V., dhe D.M., u ndaluan, ku të parit iu caktua masa e paraburgimimit, ndërsa i dyti është liruar në procedurë të rregullt

Kurse, më 1 dhjetor u ndalua edhe J.V., të cilit i janë sekuestruar armë e pajisje tjera në shtëpi.

Ndryshe, shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, i cili dyshohet se u bë me rreth 20 kilogramë eksploziv, autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si sulm terrorist dhe se përgjegjëse thanë se është Serbia. Sulmin e kanë dënuar ashpër edhe ndërkombëtarët.

Lidhur me këtë rast gjatë kontrolleve në veri, Policia ka sekuestruar armë, municion, e pajisje tjera. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika