Simmons: Kosovarët janë lodhur nga premtimet për viza

Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Simmons ka thënë se vetëm një veprim konkret për heqjen e vizave do ta rivendoste besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian

Malcolm Simmons, ish-kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve në misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX)

Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve në misionin e Bashkimit Evropian(BE) për Sundim të Ligjit (EULEX), Malcolm Simmons, ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Simmons ka shkruar se kosovarët janë lodhur nga premtimet e pafundme dhe se fjalët nuk mjaftojnë më.

Sipas tij, vetëm një veprim konkret për heqjen e vizave do ta rivendoste besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Populli i Kosovës është i lodhur nga premtimet e pafundme. Vetëm veprimi do të rivendosë besueshmërinë. Fjalët nuk mjaftojnë më”, ka shkruar Simmons.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Simmons bën thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe në Samitin e BE-së që u mbajt në qershor.

Me anë të një postimi në Twitter, Simmons kishte thënë se nga ajo që ka mësuar për popullin e Kosovës gjatë kohës që ka shërbyer në Prishtinë, është se ai është i qëndrueshëm dhe i ka kapërcyer fatkeqësitë.

Ai ka thënë se Kosova ka bërë gjithçka çka i është kërkuar dhe një ditë do të shpërblehet.

“Një gjë që mësova për popullin e Kosovës është se ju jeni një popull i fortë që gjithmonë do t’i kapërceni fatkeqësitë. Ju keni bërë gjithçka që ju është kërkuar. Një ditë do të shpërbleheni”, kishte shkruar Simmons.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika