Sinani kritikon Arifin: Nuk i ka prioritet qytetarët e Preshevës, por veten

Kritika i janë drejtuar Kryetarit të Komunës së Preshevës,Shqiprim Arifi nga ana e Këshilltarja politike e Kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani. Kjo e fundit vlerëson se zgjedhje të reja duhet të mbahen në këtë komunë

Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka vlerësuar se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për komunën e Preshevës.

Me anë të një postimi në Facebook, Sinani ka thënë se kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi “ka përherë të njëjtin tregim” dhe se i njëjti, sipas saj, e ka izoluar vetën nga Kosova e Shqipëria.

Si rrjedhojë, sipas Sinanit, një veprim i tillë ka izoluar edhe qytetarët derisa shton se Arifi e ka prioritet veten e tij.

“Errësira mediale që karakterizoi këtë ‘seancë’, sigurisht që i paraprin marrëveshjeve të errëta të Shqiprim Arifit me politikën e parapolitikën e nëntokës së Beogradit. Sot, kur ka kaluar mbi një muaj nga kjo ngjarje e turpshme në Kuvendin Komunal, pushteti lokal i Preshevës tashmë nuk është i izoluar vetëm nga Prishtina e Tirana. Kjo udhëheqje e delegjitimuar në çdo segment të saj, tashmë është izoluar edhe nga qyetarët e saj. E pikërisht kjo dëshmon se për pushtetin aktual lokal të Preshevës, qytetarët e saj nuk janë pjesë e prioriteteve të saj. Por, interesat e kryetarit të komunës dhe rrethit të tij të ngushtë, të lidhur në krim të organizuar me bandat kriminale të veriut. Në të rrallat dalje publike të të parit të komunës së Preshevës, është i njëjti tregim. Kritikat e fyerjet e përhershme në drejtim të Qeverisë së Shqipërisë, e në veçanti në drejtim të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sinani.

Kjo e fundit ka vlerësuar se të parit të Preshevës i mungojnë disa veti gjersa ka theksuar se situata e krijuar nga ai, nuk do të zgjasë gjatë.

“Në anën tjetër i mungon guximi e vullneti që të thotë një fjalë të vetme si p.sh. për futjen në listë të zezë të SHBA ish-shefin e BIA, apo p.sh. për deklaratat e Aleksandar Vuçiq, i cili bashkëpunimin institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Qeverinë e Republikës së Kosovës e paraqet si tentativë për destabilizim dhe krijim të Shqipërisë së Madhe, apo edhe së fundmi ndaj deklaratës shoviniste të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq se shqiptarët e Luginës nuk duhet të kërkojnë të drejta, mjafton që nuk po na vrasin. Mbase nuk është vetëm çështje guximi, kurajo apo vullneti. Sigurisht është çështje se nga cila anë Shqiprimi është i shantazhuar, dirigjuar e kontrolluar! Prandaj edhe duket se po i frikësohet përballjes me qyetarët e komunës së Preshevës. Prandaj, edhe artificialisht me seanca të turpshme si ajo e 23 korrikut, po ia shtyen jetën politike vetes dhe shantazhuesve të tij, atyre që po e dirigjojnë e kontrollojnë. Por, sigurisht kjo situatë nuk do të zgjasë edhe shumë. Shumë shpejt këta pushtetarë do të marrin ‘shpërblimin’ nga qyetarët e komunës së Preshevës. Nuk do të kenë edhe shumë mundësi për zgjatje të mandatit me seanca të ftuara për ‘t’u diskutuar situata politike në Preshevë'”, ka shkruar Sinani.

Sinani thekson se ishin dy votat e këshilltarëve të Listës Serbe që “shpëtuan” Arifin në seancën e korrikut gjersa vlerëson se zgjedhjet mbesin e vetmja zgjidhje për Preshevën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika