Sinani: Kushtetuesja në Serbi po legjitimon spastrimin etnik ndaj shqiptarëve të Luginës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka pohuar se Gjykata Kushtetuese e Serbisë po legjitimon diskriminimin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve të Luginës

Ardita Sinani

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës.

Në një postim në Facebook, Sinani ka pohuar se “Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës”.

“Përveç legjitimimit të diskriminimit të skajshëm rreth pasivizimit, Gjykata Kushtetuese, me një vendim antikushtetues si ky, po punon në dekurajimin e shqiptarëve të Luginës në betejën e tyre për drejtësi e barazi”, ka shkruar ajo në postimin e bërë në Facebook.

Po ashtu, ajo ka potencuar se “Sadik Demiri është shembulli më i mirë i diskriminimit që po ua bënë shqiptarëve Serbia, e në të njëjtën kohë edhe shembull se si nuk duhet të dorëzohemi”.

“Andaj, kur Serbia, nëpërmjet organit të saj më të lartë të drejtësisë po vazhdon avazin e vjetër, shqiptarëve të Luginës u mbetet që drejtësinë ta kërkojnë në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë. Nga atje do ta mundim diskriminimin e Serbisë dhe po atje do të vendosim drejtësinë”, ka shkruar mes tjerash Sinani.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika