Sindikata e Arsimit kërkon formimin e qeverisë, kërcënojnë me greva e protesta

Kërcënimi me greva e protesta nëqoftëse nuk merren parasysh kërkesat nga qeveria e re potenciale, janë përsëritur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit. Pos kësaj, ata po kërkojnë formim sa më të shpejt të qeverisë pasi që kanë mbetur pa adresë për të shprehur kërkesat e tyre. Ndërkohë, ekspertët e arsimit insistojnë që Sindikata duhet të kalojë përtej kërkesës së vetme, asaj për rritjen e pagave

Qeveria e Kosovës. Fotografi ilustrues - RFE.

Qeveria në detyrë duket se dikujt po i shkakton probleme.

Andaj po kërkohet formimi i saj sa më parë në mënyrë që kërkesat të kenë vend ku të adresohen.

Kështu të paktën po thotë kryesindikalisti më i zëshëm ndër sindikata, ai i arsimit, Rrahman Jasharaj.

Ai thotë se në rast se injorohen nevojat e tyre, do ketë protesta por edhe greva.

“Nëse nuk ndodh kjo do të ketë prapë telashe dhe përplasje dhe nuk mund të përjashtohet se mund të vinë deri në momentet ku anëtarësia jonë mund të kërkojë veprime sindikale të cilat nuk i dëshirojmë por nëse vazhdohet të injorohet kërkesat e punëtorëve më së keqi mund të ketë edhe protesta e greva”, ka deklaruar Jasharaj.

Zgjidhje sipas ekspertëve të arsimit nuk janë grevat.

Rinor Qehaja nga Ed Guard po thotë se angazhimi i sindikatës duhet të jetë përtej kërkesës së vazhdueshme për rritje të pagave.

“Vlerësoj që nuk i takon sindikatave të komentoj ose të vë në presion për formim ose joformim të Qeverisë. Dhe me një logjikë të shëndosh ky koment do të duhej të vinte pas certifikimit të rezultateve jo para saj. Ajo cka ne duam të shohim është një sindikatë e cila është një zë i fuqishëm i kërkesave të mësimdhënësve, jo të kufizuar vetëm në pagë”, ka deklaruar Qehaja.

Sipas SBASHK-ut, vendit i duhet një qeveri me koalicion pasi sipas tij do ta bënte me të lehtë dialogun me sindikatat.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika