Sindikata e doganierëve: Që nga e shtuna, doganierët kanë mbetur të bllokuar në Jarinjë

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka njoftuar se për shkak të bllokimit të rrugëve në veri, doganierët e sistemuar në pikën kufitare Jarinjë, që nga e shtuna, janë në krye të detyrës zyrtare pa pasur mundësi të kryhen ndërrimet me oficerët e tjerë doganorë

Barrikadat në Veri

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka bërë të ditur se doganierët e sistemuar në pikën kufitare Jarinjë, që nga e shtuna e 10 dhjetorit, janë në krye të detyrës zyrtare pa pasur mundësi që të kryhen ndërrimet me oficerët e tjerë doganorë.

Sindikata njofton se ndërrimet me oficerët doganorë nuk po mund të bëhen për arsye të bllokimit të rrugës në këtë pjesë të Republikës së Kosovës.

“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës si zë i fuqishëm i anëtarësisë së saj bashkëndjen punën me doganierët e sistemuar në PKK Jarinjë. Sindikata njëherit i përgëzon institucionet e Republikës së Kosovës e në veçanti doganierët e policët për vendosmërinë, guximin dhe përkushtimin e tyre drejt shtrirjes dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës” thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës uron që doganierët, policët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët janë prezent në atë pjesë, që të mos kenë pasoja. Ndërkaq fton institucionet kompetente që të kujdesen për sigurinë, kushtet e punës dhe shëndetin e doganierëve, policëve dhe qytetarëve atje.

Ndryshe, të premten e 16 dhjetorit, bëhen shtatë ditë që serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës.

Të njëjtat barrikada vazhdojnë të qëndrojnë ende të palëkundura, përkundër thirrjeve ndërkombëtare që ato të hiqen menjëherë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika