Sindikata e Infermierëve të Kosovës: Të hetohet lirimi i 600 punëtorëve të QKUK-së nga puna për ekskursionin në Shqipëri

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka ftuar Inspektoratin e Punës, Ministrinë e Shëndetësisë, SHSKUK dhe Bordin e SHSKUK-së që të bëjë hetimin e lirimit të 600 punëtorëve nga puna për në ekskursionin në Shqipëri, gjatë ditës së premte të 20 majit

Sindikata e Infermierëve ka reaguar ndaj këtij ekskursioni nga punëtorët e QKUK-së. Në njoftimin e tyre thuhet se nevoja e profesionistëve për pushim është e kuptueshme, por me këtë veprim, sipas tyre, është rrezikuar dhe kufizuar pa të drejtë dhënia e shërbimeve qytetarëve, ndërsa barra e punës i është lënë stafit mbështetës të cilët nuk kanë marrë paga, ndërsa tani pritet të mbesin pa punë.

Sipas kësaj sindikate, “Betejat” sindikale duhet fituar përmes plotësimit të kërkesave të atyre që përfaqësojnë, rregullimit social dhe përmes përmes përmirësimit të mirëqenies sociale dhe jo duke dhënë ndëshkim te qytetarët për kënaqësitë e tyre.

Kjo e fundit e konsideron thelbësore investigimin e participimit dhe të së drejtës për participim, pjesëmarrjes dhe keqpërdorimit të parasë publike me qëllim të rritjes së numrit dhe ekspozesë.

Gjithashtu, ka shtuar se duhet të ketë respekt dhe moral në raport me qytetarët e po ashtu, duhet të ketë edhe dinjitet kur ka zhvillime të aktiviteteve sindikale.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës konsideron që “më e drejtë dhe e moralshme do të ishte organizimi i një eventi si shenjë falenderimi për të gjithë ata që kontribuuan dhe sakrifikuan gjatë pandemisë COVID-19, ndarjes së mirëmjohjeve publike, qoftë edhe me mbrëmje solmne ( muzikë ), mirëpo në kohë kur nuk kufizohen shërbimet, nuk mbingarkohet stafit tjetër dhe nuk u mbetet barra atyre që janë skajshmërisht të diskriminuar dhe të papunë potencialë”.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika