
SBAShK ka bërë tri javë prej kur ka filluar grevën dhe kërkon kushte më të mira për mësuesit, një gjë e tillë ka shtyrë sindikatën e mësuesve të Amerikës të dërgojë një letër për SBAShK-un të premtën e 23 shtatorit, duke shkruar për të lavdërime, letër kjo që u bë publike në faqen zyrtare të SBAShK-ut, në rrjetin social facebook.
Këto dy sindikata janë bashkëpunuese për vite me radhë që AFT-ja numëron 1.7 milion anëtarë.
Kjo sindikatë, me anë të kësaj letre ka shprehur mbështetje dhe solidaritet për përpjekjet e SBAShK-ut.
“Në emër të 1.7 milion anëtarëve të AFT-së, ne mbështesim mësuesit e Kosovës dhe përpjekjet e sundikatës suaj për paga, respekt dhe njohje. Jemi të nderuar që bashkëpunojmë me SBAShK-un dhe me krenari e vlerësojmë shërbimin tuaj të përkushtuar”, shkruan Weingarten në letër.

Sindikata AFT vlerëson se të dyja vendet janë në një situatë të jashtëzakonshme, por nuk duhet lejuar që mësuesit të fajësohen për këtë krizë ekonomike.
Kryetarja e sindikatës në letër shkruan se gjithë punëtorët e sektorit publik meritojnë të drejtat e tyre për paga dhe çfarëdo të drejte tjetër.
“Mësuesit dhe motrat e vëllezërit e tyre të sektorit publik janë shpirti i komuniteteve të tyre, dhe ata meritojnë të drejtën për paga të drejta, vlerësim më të madh dhe mirënjohjen tonë. Ne e dimë se në ditët në vazhdim, anëtarët e SBAShK-ut do të mbrojnë të drejtat e tyre, dhe ne qëndrojmë me ju në solidaritet të plotë”, përfundoi ajo.