Sindikata e minatorëve i reagon ndërmarrjes Trepça: Po gjeni kohën të shantazhoni dhe njollosni grevën

Sindikata konsideron se deklarata e Ndërmarrjes Trepça është një përpjekje “e dështuar” për të shantazhuar minatorët grevistë

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar ndaj Ndërmarrjes Trepça, pasi kjo e fundit ka publikuar disa fotografi të punëtorëve duke thënë se ata po e sabotojnë dhe bojkotojnë punën.

Në një reagim në faqen zyrtare të sindikatës thuhet se në fotografi shihen disa persona të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar minatorët e mbyllur në minierë.

“E Tmerrshme. Në faqen zyrtare në Facebook të ndërmarrjes Trepça Sh.A janë publikuar disa fotografi te grevisteve dhe personave te vullnetit te mire te cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar minatorët e mbyllur ne miniere. Në këtë postim ndër të tjera thuhet se këta persona janë sabotues dhe bojkotues të punës, duke kërcënuar se ndaj të njëjtëve do të merren vendime, duke kërcënuar minatorët grevist dhe duke shfaqur fytyrën e tyre të vërtetë”, thuhet në reagim.

Sindikata konsideron se kjo është një përpjekje “e dështuar” për të shantazhuar minatorët grevistë.

“Një tendence të tillë frikësuese dhe shantazhuese ndaj minatorëve grevist e konsiderojmë si përpjekje të dështuar, të një menaxhmenti të papërgjegjshëm, joprofesional dhe dhe jolegjitim. Në vend se menaxhmenti të solidarizohet dhe të plotësojë kërkesat e minatorëve, duke marre parasysh situatën e rëndë shëndetësore dhe rreziku për jetë që është duke iu kanosur grevistëve, ata gjejnë kohen të shantazhojnë dhe të njollosin grevën e minatorëve”.

Këtë sjellje, sindikata e cilëson “të turpshme”, teksa shton se “minatorët nuk frikësohen, minatorët nuk kërcënohen dhe minatorët nuk dorëzohen”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika