Sindikata e Policisë së Kosovës mirëpret lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe

Sindikata e Policisë së Kosovës, “ka përcjellur me vëmendje situatën e tre zyrtarëve policorë që nga rrëmbimi, prandaj mirëpret lirimin e tyre dhe kthimin në familje”

Sindikata e Policisë së Kosovës, i janë gëzuar lirimit të tre policëve të Kosovës të cilët ishin kidnapuar nga forcat serbe, më 14 qershor.

Në një reagim në Facebook, thuhet se Sindikata e Policisë së Kosovës, “ka përcjellur me vëmendje situatën e tre zyrtarëve policorë që nga rrëmbimi, prandaj mirëpret lirimin e tyre dhe kthimin në familje”.

“Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në detyrat e rregullta zyrtare, me dëshirën që një rast i tillë të mos ju ndodhë asnjëherë tjetër”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Në Serbi tre policët – Beqir Sefa, Mustafë Shemi dhe Rifat Zeka – u ngarkuan me veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënim me burg deri në 12 vjet.

Atyre iu shqiptua masa e paraburgimit më 16 qershor, por nuk ishte e qartë kohëzgjatja e saj.

Arrestimi i tre policëve nxiti reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika