Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut: Të kthehen në punë minatorët grevistë që u larguan

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka reaguar lidhur me largimin e minatorëve grevistë nga puna duke kërkuar rikthimin e tyre në punë

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka reaguar lidhur me largimin e minatorëve grevistë nga puna duke shprehur fuqishëm kundërshtimin e këtij veprimi.

“Ky veprim i papranueshëm jo vetëm është antiligjor dhe antikushtetues, por gjithashtu cenon rendë demokracinë dhe lirinë e shprehjes së vullnetit për të drejtat e punëtorëve. Në një kohë kur punëtorët po luftojnë për të drejtat e tyre, vendimi i Menaxhmentit të Trepçës të largojë grevistët nga puna është i papranueshëm”, thuhet në reagimin e tyre.

Në këtë reagim thuhet se ligji dhe kushtetuta e Republikës së Kosovës garantojnë të drejtën e punëtorëve për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të zhvilluar greva.

“Sindikata e Re KEK deklaron se ky veprim është një shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve dhe është në kundërshtim me vlerat demokratike të vendit tonë. Ne kërkojmë që urgjentisht Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Bordi i Trepçës të marrin masa të menjëhershme ndaj ketij menaxhmenti deshtues dhe destabilizues. SR KEK kërkon që grevistët e suspenduar të rikthehen në punë menjëherë dhe të respektohen të drejtat e tyre kushtetuese”, thuhet tutje në reagim.

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka kërkuar hetim të pavarur për këtë ngjarje dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për këtë vendim.

Menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.

Vendimi u është komunikuar përmes telefonit vetëm pak minuta më parë.

Lexo dhe: Menaxhmenti i Trepçës suspendon kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzi dhe disa të tjerë

“Punonjësit Ibrahim Jonuzi, Fevzi Ademi, Desat Kerleshi, Eset Meha, punëtorë të Trepça Sh. A. largohen përkohësisht nga puna, duke filluar nga data 27.10.2023”, thuhet në vendimin e menaxhementit që është marrë para tri ditësh.

Sindikata ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin se nuk u është thënë arsyeja e suspendimit dhe ende nuk kanë marrë një vendim zyrtar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika