Sindikatat e shëndetësisë kërkojnë ekzekutimin e pagave nga Qeveria

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Financave ekzekutimin e pagave për stafin shëndetësor, duke thënë se "vonesa e pagave të punëtorëve shëndetësorë është e papranueshme dhe e dënueshme"

Fotoilustrim, pamje nga protestat e punëtorëve shëndetësorë

Të enjten e 1 shtatorit, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, respektivisht, Ministrisë së Financave për ekzekutimin e pagave për punëtorët shëndetësorë.

Sindikatat e shëndetësisë kanë kërkuar që “të mos bëhen lojëra në kurriz të punëtorëve shëndetësorë të cilët janë në shërbim të qytetarëve për 24 orë”.

“Në lidhje me mosmarrjen e pagave të punëtorëve shëndetësorë në kujdesin parësor kërkon nga ana e faktorëve relevantë që punëtorët shëndetësorë sa më parë t’i marrin pagat e tyre njësoj sikurse punëtorët shëndetësorë të kujdesit dytësor dhe tretësor”, thuhet në njoftimin e tyre.

FSShK ka thënë se, pavarësisht konsultimeve që kanë pasur me Ministrinë e Financave dhe zyrtarët komunalë, nuk kanë pasur ndonjë sqarim konkret.

“Vonesa e pagave të punëtorëve shëndetësorë është e papranueshme dhe e dënueshme, andaj kërkojmë që sa më shpejt të ekzekutohen pavarësisht kush është përgjegjës për këtë vonesë”, thuhet tutje.

Ndërkaq, të mërkurën e 31 gushtit, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ekzekutimi i pagave për këtë muaj është bërë vetëm i pjesshëm, për arsye se sipas tij, organizatat buxhetore nuk i kanë dërguar listat e atyre që kanë dalë në punë me kohë.

Po ashtu, më 25 gusht, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë, për t’ua ndërprerë pagën sipas nenit 18 të Ligjit për Greva.

Ministri Murati ka thënë se përderisa e drejta e grevës dhe grumbullimit është e garantuar me ligj, po ashtu praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajë punëtorin sa është në grevë.

Sipas tij, është obligim i sindikatës që t’i kompensojë grevistët.

Komunat nuk i dorëzojnë listat e grevistëve, Qeveria nuk i proceson pagat për ta

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika