“Siparantum” dhe “Gospelchor am Münster” të hënën me koncert të përbashkët në Pejë

Kori "Siparantum" do të mbajë të hënën e 29 gushtit koncertin e përbashkët me korin "Gospelchor am Münster" nga Zvicra. Ky koncerti do të mbahet nën dirgjimin e Oliver Rudin dhe Memli Kelmendit në Kino “Jusuf Gërvalla”, në Pejë

Ilustrim

Kori “Siparantum” do të mbajë të hënën e 29 gushtit koncertin e përbashkët me korin “Gospelchor am Münster” nga Zvicra.

Koncerti do të mbahet nën dirgjimin e Oliver Rudin dhe Memli Kelmendit në Kino “Jusuf Gërvalla”, në Pejë.

Dirigjenti dhe themeluesi i korit “Siparantum”, Memli Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur që “Gospelchor am Münster”, do të vijë në koncertin e së hënës.

Ai ka është shprehur i entuziasmuar për koncertin, ku ka thënë se kjo paraqitje është rrjedhojë e bashkëpunimit mes koreve.

“Jemi shumë të lumtur që në Kosovë do të sjellim korin e suksesshëm ‘Gospelchor am Münster’ nga Zvicra, me dirigjentin e njohur Oliver Rudin, fitues i shumë shpërblimeve evropiane përfshirë suksesin e tyre në World Choir Games. Ky koncert është si rrjedhojë e bashkëpunimit në mes të Korit ‘Siparantum’, Kosovë dhe ‘Gospelchor am Münster’ nga Baseli, Zvicër”, ka shkruar Kelmendi.

“Siparantum” dhe “Gospelchor am Münster” të hënën e 29 gushtit me koncert të përbashkët në Pejë

Ndryshe, ky koncert është mbështetur nga Komuna e Pejës dhe Kino “Jusuf Gërvalla”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika