”Që në fillim kur jemi krijuar, ne kemi menduar se duhet të jemi një kor ndryshe prej atyre striksioneve, prej të cilave kemi dalë, ndoshta edhe si studentë, mirëpo kemi parë që vendit tonë i duhet një vend atraktiv, një kor që mundet të jetë i pavarur, pavarësisht institucioneve me përfaqësu vendin tonë”.
Kështu e përshkruan mënyrën e krijimit të korit “Siparantum” nga qyteti i Pejës, dirigjenti Memli Kelmendi.
Jo rrallëherë kemi dëgjuar për korin “Siparantum”. Shpesh për ta e jo më pak, edhe ata duke kënduar. Të njëjtit sot mbushën plot studion e emisionit “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini.
Dirigjenti Kelmendi ka treguar se kori “Siparantum” funksionon tash e 6 vjet. Tashmë i njëjti numëron 50 anëtarë.
“Ne jemi kor vullnetar që funksionojmë tash e 6 vjet, përfshirë edhe unë edhe anëtarët e korit “Siparantum:, të gjithë funksionojmë mbi baza vullnetare, ndonëse kori tash është i gjithë Kosovës sepse ka shtrirje pothuajse në tërë vendin dhe kjo veç e bën më interaktive dhe më të pasur punën tonë”, ka thënë ai.
Kelmendi thekson se kori ushtron funksionimin e tij në baza vullnetare.
”Që në fillim kur jemi krijuar, ne kemi menduar se duhet të jemi një kor ndryshe prej atyre striksioneve, prej të cilave kemi dalë, ndoshta edhe si studentë, mirëpo kemi parë që vendit tonë i duhet një vend atraktiv, një kor që mundet të jetë i pavarur, pavarësisht institucioneve me përfaqësu vendin tonë. Po mendoj që ia kemi dalë shumë sukseshëm sepse është një dashuri e madhe, një pasion i madh për muzikën që ne e bëjmë secili, edhe mblidhemi aq shpesh sikurse të paguheshim kumedit çfarë rroge a realisht nuk paguhemi asnjë cent, asnjëri”, ka treguar ai.
Krasniqi ka treguar se “Siparantum” do të marrë pjesë edhe në një festival.
“Ne jemi në fazën më të vështirë, sepse numri i madh i anëtarëve të korit, me gjithsej 50 anëtarë, edhe pjesëmarrja në festivale të tilla, kërkojnë një kosto të madhe që për neve si kor është totalisht e papërballueshme…duke marrë parasysh që Koreja është një shpenzim tepër i madh, thashë që përkrahja është e fuqishme dhe sot prej komunës së Pejës, mirëpo ne jemi duke kërkuar mundësinë e gjetjes së fondeve për ta arritur këtë qëllim. Që nga sot, ne do t’i nënshtrohemi procesit të vizave për Korenë, festivali do të nisë më 15 korrik”.
Deri më sot, “Siparantum” numëron 8 çmime, e për këtë Kelmendi thotë se e arritën nga dashuria për muzikën. Ai thekson se kori në fjalë duhet të shërbejë si model për shoqërinë.
“Kori ‘Siparantum’ mendoj që është një model se si duhet të funksionojë një shoqëri edhe kur nuk ka para, të fitojë në botë dhe me sjell çmime në vendin tonë…deri më sot numërojmë 8 çmime, të gjitha të vendeve të para që i kemi sjellë në vendin tonë”, ka thënë ai.
Tutje, Kelmendi thekson se kori ka pranuar mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, komuna e Pejës e kryetari i saj, nga sektori privat dhe njerëz të vullnetit të mirë.
“Siparantum” nesër ju pret në komunën e Pejës me një koncert madhështor në ora 20:00, në kinoteatrin “Jusuf Gërvalla”.