Sipas ministrit Murati, pakoja e ndihmës ekonomike e prezantuar më 3 shtator është e ngjashme me atë të Gjermanisë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e krahason pakon e ndihmës ekonomike të Kosovës në vlerë prej 150 milionë eurosh, me pakon e ndihmave që ka prezantur Qeveria gjermane në vlerë prej 65 miliardë eurosh

Ministri Hekuran Murati

Ministri i Financave, Herkuran Murati, e ka krahasuar pakon e ndihmës ekonomike të Qevrisë Kurti 2 për t’u përballur më inflacionin në vlerë prej 150 milionë eurosh, me pakon e ndihmave që Qeveria gjermane ka prezantuar më katër shtator në vlerë prej 65 miliardë  eurosh.

Pakoja që ka prezantuar ministri, Hekuran Murati me kryeministrin, Albin Kurti, në kuadër të vazhdimësisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike, “kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth 2% të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake”.

“Qeveria Gjermane sot ka prezantuar një pako masash të ngjashme në vlerë prej 65 miliardë euro, që përkthehet në rreth 1.8% të GDP”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai ka thënë se këto nuk janë masat e vetme, por ka edhe masa të tjera që i ka ndërmarrë Qeveria Kurti 2, “siç janë vendosja e çmimit tavan për naftën, subvencionimi i energjisë elektrike, mbështetja e bizneseve prodhuese në investime, rritja e subvencioneve në bujqësi etj”.

Më poshtë jepet krahasimi në detaje që e ka bërë ministri Murati.

Për pensionerët, Gjermania 300 euro pagesë e njëhershme, ndërsa Kosova 3×100 euro (nëntor ‘21, prill ‘22, tetor ‘22).

Për studentët, Kosova 2×100 euro (prill ‘22, nëntor ‘22) ndërsa Gjermania 200 euro pagesë e njëhershme.

Për punëtorët e sektorit publik, pakoja e ndihmës ekonomike e Kosovës kishte ndarë nga 300 euro për 2022, (100 euro në prill ‘22, plus 50 euro/muaj nga shtatori ‘22), ndërsa Gjermania 300 euro bruto pagesë e njëhershme.

Tutje, ai ka treguar edhe për punëtorët e sektorit privat, të cilëve ka thënë se Gjermania u ka ndarë pagesë të njëhershme 300 euro bruto, kurse Kosova 100 euro në prill ‘22,  plus 3 muaj subvencionim 50% i rritjes së pagës.

I pari i Financave të Kosovës ka thënë se për fëmijët, Gjermania i ka rritur shtesat ekzistuese të fëmijëve, ndërsa Kosova ka nisur për herë të parë pagesën e shtesave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika