Sirena sulmesh raketore ruse në gjithë Ukrainën

Në gjithë Ukrainën u lëshuan sirena për të paralajmëruar sulme të mundshme ruse

Në gjithë Ukrainën u lëshuan sirena për të paralajmëruar sulme të mundshme ruse mëngjesin e së mërkurës, ndërsa autoritetet ukrainase u kërkuan qytetarëve të strehohen.

“Rrezik për sulme raketore nëpër territorin e Ukrainës! [Avionët rusë] MiG-31Ks po ngrihen nga fushajrore Savasleika [në rajonin rus Nizhny Novgorod]”, paralajmëruan Forcat Ajrore të Ukrainës në rrjetin social Telegram.

Ato u bënë thirrje ukrainase të mos i shpërfillin paralajmërimet për sulme të mundshme ajrore.

Prej fillimit të këtij viti, Rusia ka kryer sulme të mëdha dhe vazhdueshme ajrore nëpër rajonet e Ukrainës.

Vetëm më 8 janar, ajo i sulmoi rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash nga ajri, duke i vrarë së paku katër persona, plagosur mbi 40 të tjerë, si dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe objektet ekonomike./REL

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika