Siria me kryeministër të përkohshëm

Mohammed al-Bashir, një figurë relativisht e panjohur në skenën politike siriane, është emëruar kryeministër i përkohshëm pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Bashar al-Assad tre ditë më parë.

Në një fjalim të shkurtër në televizionin shtetëror, ai njoftoi se do të udhëheqë autoritetin e përkohshëm deri më 1 mars, duke marrë mbështetjen e rebelëve që udhëhoqën kryengritjen kundër regjimit.

“Sot mbajtëm një mbledhje të kabinetit që përfshinte një ekip nga qeveria e Shpëtimit që po punonte në Idlib dhe rrethinat e tij, dhe nga qeveria e regjimit të rrëzuar. Takimi kishte për temë transferimin e dosjeve dhe institucioneve në kujdesin e qeverisë”, ka thënë al-Bashir.

Fjalimi i tij u mbajt përpara dy flamujve simbolikë: flamuri jeshil, bardh e zi i kundërshtarëve të Asadit dhe një flamur i bardhë me mbishkrimin islamik, i përdorur shpesh nga luftëtarët sunitë gjatë konfliktit.

Pas largimit të Asadit, jeta në kryeqytetin sirian po fillon të rikthehet në normalitet, shkruan Reuters.

Bankat dhe dyqanet janë rihapur, rrugët po mbushen me trafikun e zakonshëm dhe shërbimet komunale janë rikthyer. Rebelët, nga ana tjetër, kanë urdhëruar luftëtarët të tërhiqen nga qytetet dhe t’ia kalojnë përgjegjësinë policisë dhe forcave të sigurisë së brendshme të lidhura me grupin kryesor rebel Hayat Tahrir al-Shams (HTS).

HTS, një ish-degë e Al Kaedës, ka udhëhequr revoltën kundër Asadit dhe në vitet e fundit ka tentuar të distancohet nga rrënjët e saj xhihadiste.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetjen e tyre për procesin e tranzicionit politik në Siri.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni dëshiron një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe josektare.

Zëvendës-këshilltari për Siguri Kombëtare, Jon Finer, shtoi se SHBA është ende duke shqyrtuar mënyrën se si do të angazhohet me grupet rebele, duke theksuar rëndësinë e veprimeve konkrete mbi deklaratat.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika