Sistemi i kamerave në Graqanicë i bartet Stacionit Policor të Graqanicës

Sistemi i vëzhgimit me kamerë në hapësira publike në Komunën e Graçanicës, i është bartur Stacionit Policor në Graçanicë. Agjensia për Informim dhe Privatësi ka njoftuar se Komuna e Graqanicës ka respektuar vendimin e datës 20 prill 2022.

Sistemi i vëzhgimit me kamerë në hapësira publike në Komunën e Graçanicës, i është bartur Stacionit Policor të Graçanicës.

Agjensia për Informim dhe Privatësi ka njoftuar se Komuna e Graqanicës ka respektuar vendimin e datës 20 prill 2022.

“Komuna e Graçanicës, në afatin e përcaktuar sipas Vendimit Nr. 100/2022, të datës 20.04.2022, të nxjerrë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, lidhur me ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë në hapësira publike, ka zbatuar rekomandimet e AIP-së dhe ka njoftuar se i tërë ky sistem iu është bartur Policisë së Kosovës, respektivisht Stacionit Policor në Graçanicë, me qëllim të rritjes së sigurisë publike”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, në njoftim thuhet se gjithë procesi i bartjes së këtij sistemi është bërë në prani të zyrtarëve të Agjensisë për Informim dhe Privatësisë.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi është në pritje edhe të zbatimit të vendimeve tjera të nxjerra për komunat të cilat tashmë ka inspektuar, si dhe është duke vazhduar inspektimin edhe në komunat tjera me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet tutje në komunkatën për media.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika