Iron Dome është një sistem i mbrojtjes ajrore i zhvilluar nga dy firma izraelite me mbështetjen e SHBA-së kundër sulmeve raketore.
Forcat e Sigurisë izraelite (IDF) kanë shkatërruar një raketë të lëshuar nga Rripi i Gazës të hënën e 18 prillit.
Shpërthimi u dëgjua në zonën e Eshkol-it, ndërsa sirenat u dëgjuan deri mbi fshatrat Kissufit dhe Ein HaShlosha në kufirin e Izraelit me Gazën.
Gjatë sulmit nuk ka pasur të lënduar, kështu ka njoftuar shërbimi i urgjencës në Izrael.
Xhihadi Isalmik dhe Hamasi kanë lëshuar selitë e tyre në enklavën e Gazës, në pritje të një kundërpërgjigjeje nga ana e Izraelit.
Kjo erdhi pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit deklaruan një alarm të rremë mbi sirenat e raketave në zonë, të dielën e 17 prillit.
Rripi i Gazës, nën përgjegjësinë e grupit militant të Hamasit, Xhihadi Islamik, kanë kërcënuar së fundmi se do të godasin Izraelin pas tensioneve të fundit në Jerusalem, ku ishin plagosur mbi 150 persona nga policia izraelite në afërsi të Xhamisë Al-Aksa.
Pavarësisht nga këto paralajmërime, inteligjenca e Izraelit nuk beson se përshkallëzimi i fundit do të kalojë në luftë.
Sistemi ka tre komponentë, një radar që zbulon raketat që vijnë, një sistem komandimi dhe kontrolli që përcakton nivelin e kërcënimit, dhe një interceptor që, nëse sistemi përcakton se jetët e njerëzve ose infrastruktura janë në rrezik, kërkon të shkatërrojë raketën në hyrje përpara se të godasë.
Sipas zyrtarëve izraelitë, sistemi është rreth 90% efektiv në ndalimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi.