“Situata e sigurisë në Kosovë shqetësuese, rreziku për destabilizim është real”

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, dhe se, sipas tij, rreziku për destabilizim është real.

Në një linjë direkte në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Shtuni tha se Kosova duhet të fokusohet te implementimi i marrëveshjeve të arritura, në mënyrë që t’i arrijë synimet afatgjate që i ka.

“Situata e sigurisë në Kosovë mbetet shqetësuese dhe rreziku për destabilizim është real. Sulmi paramilitar i Banjskës rrit kërcënimin e sigurisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, sepse mund të ketë ndikim, prandaj kemi parë edhe shtim të prezencës së KFOR-it në veri. Duhet që Kosova të fokusohet te implementimi i atyre dakordësive, marrëveshjeve që janë arritur. Kosova duhet të bëjë diçka për të dalë nga barrikada dhe për t’u ndërmarrë veprime që japin një sinjal që Kosova është e gatshme të ecë në drejtim të asaj që po këshillohet vazhdimisht nga aleatët, që t’i largohen sanksionet…”, tha ai.

Ndonëse siç thotë Shtuni, përgatitja është në nivelin e duhur, megjithatë ai konsideron se rreziku ende ekziston.

“Po diskutohet mundësia e shtimit permanent të vazhdueshëm të trupave të KFOR-it në Kosovë, pikërisht, për të parandaluar përkeqësime apo shtime të incidenteve të dhunshme, që mund të çojnë në destabilizimin e rajonit, përgatitja është në nivelin e duhur, por rreziku ekziston”, shtoi ai.

Po ashtu, ai thekson se Kosova duhet të punojë drejt njohjes nga shtetet mosnjohëse dhe t’u përmbahet zotimeve që i ka marrë.

“Idealja do të ishte që Kosova të anëtarësohet në NATO, ai do të duhej të ishte hapi vendimtar që do të garantonte sigurinë e Kosovës në planin afatgjatë, por që të bëhet kjo Kosova duhet të punojë drejt njohjes mosnjohëse, t’i përmbahet obligimeve, zotimeve të marra përballë aleatëve, BE-së, sa i përket normalizimit të marrëdhënies me Serbinë. Kjo është rruga e vetme për të arritur synimet afatgjate që Kosova i ka”, tha më tutje Shtuni.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika