Situata mes Kosovës dhe Serbisë pritet të diskutohet në OKB dhe Luksemburg

Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, situata mes Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një nga temat e diskutimit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme, të kryesuar nga kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell, në Luksemburg

Oficerët e Policisë së Kosovës në hyrje të fshatit Banjskë më 24 shtator, 2023.

Situata mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit është bërë temë diskutimi në organizmat ndërkombëtarë, përfshirë OKB-në dhe Bashkimin Evropian.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pritet të diskutohet pikërisht për sulmin në veri të vendit. Aty, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të paraqesë pozicionin e Kosovës në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë.

Ajo do të theksojë pasojat e sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës që ndodhën më 24 shtator.

Presidentja Osmani do të përmendë edhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe rolin e Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë në këtë proces.

“Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, presidentja Osmani do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator. Ndër të tjera, presidentja Osmani do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet në ora 21:00 me kohë të Kosovës, ndërkaq në orën 15:00 me kohë të New York-ut.

Në të njëjtën kohë, situata mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit do të diskutohet edhe në Këshillin e Jashtëm të Bashkimit Evropian në një takim që do të zhvillohet në Luksemburg.

Ky takim që pritet të nisë në orën 08:30, është përfshirë në agjendën e tyre për të diskutuar për situatën aktuale në rajon, përfshirë tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Sipas çështjeve aktuale, Këshilli do të prekë, ndër të tjera, situatën mes Serbisë dhe Kosovës, Kinën dhe Sahelin”, thuhet në njoftim.

Pas incidenteve të dhunshme, BE-ja ka kërkuar që të dyja palët të kontribuojnë urgjentisht në depërshkallëzimin e situatës dhe të zbatojnë detyrimet e pazgjidhura që dalin nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja.

Ky dialog ka qenë një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe është vlerësuar si një rrugë përpara drejt stabilitetit dhe paqes në rajon.

Kujtojmë se një ekip diplomatik i Bashkimit Evropian dhe SHBA-së vizitoi Prishtinën dhe Beogradin pas sulmit të 24 shtatorit, ku një polic i Kosovës u vra.

Në këtë kontekst, është bërë e ditur se sulmi i 24 shtatorit ka ndryshuar dinamikën e situatës dhe ka sjellë sfida të reja në dialogun mes dy vendeve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika