Situata në veri, AAK kërkon nga Kurti që t’i takojë krerët e partive politike

Për shkak të situatës aktuale në veri të vendit, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, që të takohet me krerët e partive politike

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që t’i ftojë në një takim krerët e partive politike.

Kjo, për shkak të situatës aktuale në veri të vendit, ka theksuar deputeti i AAK-së në një konferencë për media.

“Në emër të AAK-së e ftoj kryeministrin Kurti që urgjentisht të thërras në një takim krerët e partive politike parlamentare, për të diskutuar dhe për të çuar një mesazh të bashkimit dhe unitetit politik karshi gjendjes në vend. Planet djallëzore të Serbisë tanimë i kanë kaluar vijat e kuqe, si rrjedhojë, uniteti në këto situata është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka theksuar Tahiri.

Sipas Tahirit, viti 2022 është karakterizuar me paqartësi dhe pasiguri si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë të sigurisë, social, ekonomik e të tjera.

“Krejt këto, edhe pse në pamje të parë si veprime të ndara, kanë ndikuar në esencë në tri dimensione: e para, të instalimit më të madh të kontrollit partiak mbi shtetin; e dyta, në rritjen paqartësive e përplasjeve me aleatët, për pasojë rrezikim të sigurisë dhe arritjeve si vend; dhe treta, në mungesë të menaxhimit të krizave të importuara, janë prodhuar kriza socio-ekonomike të brendshme”, ka thënë Tahiri.

Përkundër thirrjeve ndërkombëtare që barrikadat në veri të hiqen menjëherë, ato vetëm po shtohen. Të martën serbët kanë vendosur dy barrikada të reja, njërën në Lagjen e “Boshnjakëve”, ndërsa tjetrën në Zveçan. Ndërsa pak para mesnatës të së mërkurës, është mbyllur pikëkalimi kufitar në Merdarë.

Bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës ka hyrë në ditën e 19.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, të martën e 27 dhjetorit, Policia e Kosovës ka konfirmuar se është vendosur një barrikadë e re në Lagjen e “Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës dhe një në Zveçan te vendi i njohur si Kërshi i Dudës.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika