Situata në Veri, Asociacioni e propozimi franko-gjerman, tema diskutimi në takimin Kurti-Escobar-Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë priti në takim përsëri përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Escobar ka thënë se përpjekjet në zbatimin e planit franko-gjerman kanë mbështetjen e tij. Ndërsa, Lajçak theksoi se mbeten të përkushtuar të gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar në vend

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar





Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Escobar ka thënë se e bëri të qartë se tema e Asociacionit do të fillojë të diskutohet së shpejti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë, priti në takim përsëri përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, edhe pse me të ishte takuar një ditë më parë.

Gjersa tha se përpjekjet në zbatimin e planit franko-gjerman kanë mbështetjen e tij, Escobar theksoi se duhet të fillohet të diskutohet edhe zbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Ne duhet të fillojmë të flasim për zbatimin e Asociacionit, e kam bërë shumë të qartë këtë. Shpresoj se do të kemi një zgjidhje shumë afër në të ardhmen në këtë krizë. Jam shumë i inkurajuar që përfaqësuesi i BE-së është këtu dhe shpreha mbështetjen ime për përpjekjet e tij që të lëvizë në propozimin franko-gjerman”, ka deklaruar Escobar.

Edhe Lajçak u deklarua për media pas takimit me Kurtin dhe Escobar. Teksa ka theksuar se ishte një diskutim i gjatë, Lajçak ka refuzuar të japë detaje të mëtejshme.

“Ja ku jemi këtu një javë më vonë dhe kemi një krizë në veri të Kosovës. Kjo javë është javë e rëndësishme evropiane. Jam këtu dhe do të jem në Beograd nesër, që të tentojmë të identifikojmë mënyra si të depërshkallëzojmë situatën dhe të kthehemi në normalitet që të procedojmë me propozimin për normalizim. Pata diskutim të gjatë me Kurtin për një sërë çështjesh dhe nuk do të japë detaje sepse është në mesin e misionit tim, pasi nesër do të jem në Beograd. Do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të mundshme sepse kjo nuk është e mirë dhe nuk mund të përballojmë që vetëm të presim që të ndodhë diçka e keqe. Tensionet nuk e ndihmojnë askënd. Kemi ardhur në këtë moment, dhe unë nuk dua të drejtoj gishta, por ne jemi të përkushtuar që të gjejmë zgjidhje”, ka thënë Lajçak.

Ai ka theksuar se më vonë të martën, pritet të takohet me komandatin e KFOR-it dhe atë të EULEX-it.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika