Situata në veri, Avokati i Popullit: Rendi dhe ligji të rikthehen në të gjithë territorin e Kosovës

Avokati i popullit ka reaguar ndaj situatës në veri të Kosovës duke thënë se rendi dhe ligji duhet të rikthen në të gjithë territorin e Kosovës

Avokati i Popullit, Naim Qelaj është duke i përcjell më vëmendje ngjarjet fundit në veri të Kosovës dhe shprehë shqetësimin e tij lidhur me situatën e krijuar.

Në njoftimin për media thuhet se ai tërheq vëmendjen e secilit autoritet që në kuadër të fushëveprimit të tij që ka përgjegjësi kushtetuese e ligjore, që në mënyrë të kujdesshme të harmonizojnë të gjitha veprimet në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Qelaj ka thënë se mbi bazën e informacionit që ka marr nga mediat për arrestimin dhe ndalimin e ish-policit Dejan Pantiç, ka kërkuar informata zyrtare nga autoritetet kompetente që të sigurohet se po respektohen të drejtat që i ka çdo person i arrestuar apo i ndaluar nga policia.

“Avokati i Popullit thekson se vendosja e barrikadave në veri e pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve, me këtë rast është detyrë e autoriteteve që sa më shpejt të gjenden mënyra për të siguruar respektimin e kësaj të drejtë”, thuhet në njoftim.

Ai ka potencuar se duhet të riktheht rendi dhe ligji në territorin e Kosovës.

“Avokati i Popullit vlerëson se duhet të  rikthehet rendi dhe ligji në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar realizimin e të drejtave civile si dhe mbrojtjen dhe respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut të garantuara më kushtetutën e Republikës së Kosovës”, vazhdon njofitmi.

Ai e ka vlerësuar angazhimin e të gjitha mekanizmave vendore e ndërkombëtare, për të siguruar në këtë mënyrë të drejtën elementare për siguri, jetë, lëvizje të lirë, të drejtën për punë dhe të drejtat tjera të garantuara.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika