Situata në veri, Escobar pritet t’i raportojë Shtëpisë së Bardhë

Që nga 26 maji, protestat në komunat në veri të vendit janë duke vazhduar pas zgjedhjes së kryetarëve të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Pak ditë më parë, lidhur me situatën në veri, Escobar bëri të ditur se e premtja ishte dita kur do t'i raportonte Shtëpisë së Bardhë lidhur me zhvillimet

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do t’i raportojë Shtëpisë së Bardhë lidhur me situatën në veri të Kosovës, sot (e premte, 9 qershor). Kështu kishte bërë të ditur vetë Escobar pak ditë më parë.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Escobar kishte deklaruar se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë.

“Së bashku me Lajçakun kemi thënë se pas kësaj vizite, unë do të raportoj të premten në Shtëpinë e Bardhë për të informuar se çfarë po ndodh lidhur me zhvillimet e fundit, do të raportoj nëse ka progres apo jo. Edhe Lajcak do të raportojë te Borrell. Nuk është afat, por për mua janë hapat e ardhshëm dhe bazuar në raportin tim, ne do të marrim një vendim”, ka thënë Gabriel Escobar.

I njëjti kishte thënë se kryetarët e zgjedhur të komunave në veri nuk duhet t’i shfrytëzojnë ndërtesat [komunale] dhe se Policia e Kosovës duhet të tërhiqet nga zona përreth tyre. E njëjta, sipas tij, vlente edhe për protestuesit lokalë. Escobar theksoi se shpreson të ketë zgjedhje të reja dhe që serbët të marrin pjesë në to.

Si jo rrallëherë, ai përsëriti qëndrimin e tij mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjersa të njëjtin e cilësoi si “kërkesë ligjore” për Qeverinë e Kosovës.

Lidhur me Asociacionin, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka propozuar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të cilët i cilësoi si “kumbarë” të planit franko-gjerman.

Ky i fundit ka thënë se beson që krijimi i Asociacionit në Kosovë paraqet një derë për hapjen e dyerve ndërkombëtare për Republikën e Kosovës.

Që nga 26 maji, protestat në komunat në veri të vendit janë duke vazhduar pas zgjedhjes së kryetarëve të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Protestuesit kanë demoluar veturat e ekipeve të mediumeve kosovare dhe ato të Policisë së Kosovës.

Kosova u përjashtua nga një stërvitja ushtarake “Defender 23”, e udhëhequr nga SHBA-ja në Evropë, si shkak i mospërfilljes së këshillave të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (SHBA) lidhur me hapat që sipas tyre duhej ndërmarrë nga ana e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika