Situatë e qetë në “Lagjen e Boshnjakëve”, nuk mungojnë patrullat e Policisë

Ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjinit, i cili po qëndron në lagjen e “Boshnjakëve”, ka raportuar se të mërkurën e 14 dhjetorit situata atje është e qetë

Patrullat e Policisë në "Lagjen e Boshnjakëve" (DB)





Ekipi i terenit i RTV Dukagjinit ka bërë të ditur se mesdita e së mërkurës së 14 dhjetorit, “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën Veriore, e ka gjetur të qetë.

Njashtu, në këtë lagje po vazhdon edhe patrullimi i Policisë së Kosovës në udhëkryqin kryesor.

Ndryshe, kjo situatë dhe ky bllokim i rrugëve në veriun e Kosovës erdhi si pasojë dhe si shenjë kundërshtimi nga ana e serbëve, lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ndryshe, për të pestën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kamionët vazhdojnë të bllokojnë rrugën në fshatin Rudar, në Zveçan.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve për heqjen e barrikadave në Veri, të njëjtat ende nuk janë larguar.

Forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës.

Në një deklaratë të përbashkët të ambasadave të SHBA-së në Kosovë dhe Serbi, thuhet se “ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë”.

“E kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor. Ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale”, thuhet në deklaratë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika