Situatë e qetë në Leposaviq

Në Leposaviq është situatë e qetë, në protestë janë 30 protestues derisa asnjë media nuk është prezente në këtë komunë

Foto: RTV Dukagjini

Gjatë kësaj të shtuneje, në Leposaviq po mbizotëron situatë e qetë, me 30 protestues dhe asnjë media të pranishme.

Ekipe të RTV Dukagjini ju sjellin pamje nga terreni.

Foto: RTV Dukagjini
Foto: RTV Dukagjini

Kujtojmë që dita e djeshme (e premtja e 16 qershorit) ishte e rëndë për gazetarët, në drejtim të të cilëve u hodhën gurë e shok-bomba nga protestuesit në këtë komunë.

Nga këto sulme, 9 gazetarë kanë pësuar lëndime serioze, ku më seriozisht janë lënduar kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi dhe gazetari i portalit “Arbresh”, Pleurat Salihu.

Cak i këtyre sulmeve ishte dhe gazetarja e RTV Dukagjini Dorentina Thaçi, e cila është goditur me gurë në kokë.

Një situatë edhe më e rëndë ka ndodhur me kameramanin e RTV Dukagjini, Leonard Berisha, në tentimin për t’u larguar nga turma kriminale, ka vrapuar në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, por as këta nuk i kanë ofruar ndihmë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika