Situatë e qetë në Mitrovicë të Veriut para betimit të kryetarit Erden Atiq

Para betimit të kryetarit të ri Erden Atiq, në Mitrovicë të Veriut është situatë e qetë

Komuna e Mitrovicës së Veriut

Më pak se dy orë kanë mbetur nga betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Gjatë rrugëve në këtë qytet janë vërejtur patrullime të shpeshta të Policisë së Kosovës, po ashtu,pranë komunës janë parë edhe pjesëtarë të EULEX-it.

Atiq u zgjodh kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ku procesin e kanë bojkotuar popullsia shumicë e qytetit e nacionalitetit serb. Mbrëmë më 18 maj, shtetet e QUINT-it kanë bërë thirrje të shmangen tensionet në pjesën veriore, teksa kanë theksuar se mandati i kryetarëve të rinj të komunave veriore është afatshkurtër.

Megjithatë, sipas tyre, zgjedhjet janë mbajtur në përputhshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Po ashtu, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jefrrey Hovenier, ditë më parë ka deklaruar se kryetarët e rinj duhet të kenë rol teknik e jo politik.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill të këtij viti, kandidati nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, fitoi rreth 550 vota, përkatësisht 66 për qind të votave në total.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika