Ekipi i gazetarëve të terenit të RTV Dukagjinit, që po raportojnë nga veriu, kanë bërë të ditur se mbrëmja e së shtunës së 17 dhjetorit është e qetë në pjesën veriore të Kosovës.
Siç bëhet e ditur atje po vazhdon patrullimi i Policisë së Kosovës, forcave të KFOR-it dhe EULEX-it.
Ndryshe, KFOR-i gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se janë duke monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës dhe kanë aftësinë dhe personelin për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet.
Situata në veri, KFOR: Kemi angazhuar trupa dhe patrulla shtesë në veri të Kosovës
Ndryshe, një barrikadë e re është vendosur në lagjen “Berxhane”, e cila shpie për në Zveçan, ka njoftuar Policia e Kosovës të shtunën e 17 dhjetorit.
Policia e Kosovës: Gjatë natës ka vazhduar vendosja e një barrikade të re
Ndër të tjera, ekipi i gazetarëve bëjnë të ditur se barrikadat e vendosura në fshatin Rudarë vazhdojnë të jenë ende prezente.
Lidhur me barrikadat e vendosura në veri të vendit, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook të shtunën, ka thënë se çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale, është i tepërt.
Teksa, ka shtuar se Institucionet e Kosovës i kanë kapacitetet për largimin e barrikadave.
” Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat. Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejt në normalitet”, ka shkruar Sveçla.
Sveçla:Institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat