Serbët në veri po protestojnë kundër kryetarëve të sapozgjedhur të komunave. Protestuesit po tentojnë që t’i pengojnë ata të hyjnë brenda objekteve komunale.
Për të ofruar siguri, aty gjendet KFOR-i amerikan dhe Policia e Kosovës.
Pjesëtarëve të KFOR-it i janë afruar pjesëtarë të Listës Serbe, duke kërkuar nga ata që ta lirojnë rrugën para komunës.
Por, ushtari amerikan nuk pranoi t’i vazhdojë diskutimet me ta.
“Jemi këtu për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Nuk jam këtu për të negociuar. Unë i zbatoj urdhrat”, raporton Klan Kosova.