Deputetët e opozitës kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës, të enjten, pas dështimit për të kaluar kërkesën e tyre për një debat mbi përgjimin në të cilin janë përfshirë Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe kryekrimineli Milan Radojiçiq.
Kërkesa për të diskutuar këtë çështje ka hasur në kundërshtim të fortë, me 50 vota kundër dhe vetëm 34 pro, duke e bërë të pamundur futjen e debatit në rendin e ditës.
Seanca dështoi përfundimisht pasi në sallë mbetën vetëm 60 deputetë, duke theksuar një ndarje të thellë midis palëve në Kuvend.