S’ka kourum, dështon zgjedhja e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të KPK-së

Në mungesë kuorumi, ka dështuar zgjedhja e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) në takimin e 241-të të mbajtur të enjten

Foto: Dorentina Thaqi

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), e paraparë të mbahej sot duke filluar nga ora 11:00.

Në mbledhjen e 241-të, ka qenë e paraparë të zgjidhej Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës dhe Zëvendëskryesuesi i KPK-së.

Në këtë mbledhje ka munguar Jehona Grandolli, përfaqësuese e Prishtinës e cila sipas Jetish Malokut, ka njoftuar vonë se është në pushim vjetor.

Megjithatë anëtarët e tjerë nuk janë pajtuar dhe kanë thënë se e kanë ditur se nuk do jetë këtu.

Aktualisht, në pozitën e kryesuesit është Jetish Maloku, kurse pozitën e zëvendëskryesuesit e mban prokurori Veton Shabani.

Ndryshe, më 15 janar 2024, KPK-ja ka hapur thirrjen publike për kandidimin e anëtarëve të KPK-së, për pozitën e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika