S’ka kuorum, ndërpritet seanca e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, e ka ndërprerë seancën e së hënës për shkak të mungesës së deputetëve në sallë

Kuvendi i Kosovës, 4 nëntor 2024.

Në mungesë të kuorumit Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën plenare të së hënës, në të cilën ishin paraparë të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës.

“Meqë Kuvendi nuk i ka numrat këtu e ndërpremë seancën”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në seancë nuk ishin të pranishëm shumica e deputeteve të VV-së.

Por, ata lëshuan sallën e Kuvendit pas fjalimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Valon Ramadanin.

Kështu në mungesë kuorumi ka dështuar edhe votimi i propozimit të PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK-së.

Gjashtë deputetë të PDK-së kanë propozuar shkarkimin e anëtarëve të bordit të RTK-së.

Nga foltorja e Kuvendit, Ramadani akuzoi PDK-në dhe LDK-në se kanë për synim “ri-kapjen” e RTK-së, duke thënë se VV-ja e ka “ç’kapur” këtë institucion prej tyre.

Ramadani akuzon opozitën, VV-ja lëshon sallën: Ne po shkojmë, ju vajtoni pse nuk e keni kapur RTK-në

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ai është një “margaritar” i mendësisë që udhëheq Kosovën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika