S’ka kuorum në Komision, dështon raportimi i ministrit Krasniqi

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mungesë të kuorumit, pasi deputetët e PDK-së dhe AAK-së nuk morën pjesë në votimin e rendit të ditës

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk morën pjesë në votimin e rendit të ditës.

Kjo ngjarje ndodhi në momentin kur ishin planifikuar shqyrtimet e ndryshme, përfshirë raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal për vitin 2022.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ishte i pranishëm për të prezantuar raportin në këtë seancë të komisionit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika