S’ka kuorum për votimin e projektligjit për masat e përkohshme të produkteve bazë

Në seancën e Kuvendit të Kosovës në mungesë të kuorumit nuk kaloi në lexim të parë projektligji për masat e përkohshme për produktet themelore. Për këtë projektligj opozita nuk ka marrë pjesë në votim

Kuvendi i Kosovës





Në mungesë të kuorumit, projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg nuk kaloi në lexim të parë në seancën e 20 tetorit në Kuvendin e Kosovës.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka thënë se vetëm 58 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

Ndërsa, opozita nuk mori pjesë në votim. Ajo nuk e mbështeti këtë projektligj me arsyen se është në kundërshtim me kushtetutën, ndërsa pozita ka thënë se është i domosdoshëm pasi bën rregullimin e çmimeve në treg dhe parandalon abuzimin e ngritjes së çmimeve nga tregtarët.

Konjufca në mungesë të kuorumit ka kërkuar që të shkohet në pauzë deri në orën 15:00 që të mblidhet mazhoranca dhe të vazhdojnë votimet.

Opozita kundërshton projektligjin për produktet bazë

 

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika