Ka përfunduar seanca e thirrur plenare nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,(AAK), ku është debatuar lidhur me situatën e sigurisë në vend.
Të enjtën e 19 majit, pas përfundimit të debatit, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në cilësinë e propozuesit të debatit ka paraqitur një rezolutë për votim me disa rekomandime.
Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës nuk e ka hedhur në votim rezolutën e propozuar nga AAK për çështje të sigurisë së vendit.
Këto janë pikat e rezolutës:
Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë prioritet mbi prioritetet çështjet që lidhen me siguri,
Të miratohet dhe procedohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës, Strategjia e Sigurisë Kombëtare së Kosovës,
Ruajtja e Partneritetit Strategjik me SHBA në raport me forcimin e FSK-së,
Njëkohësisht, sigurimi i të gjitha kushteve logjistike dhe armatimi i kësaj ushtrie me mjetet moderne,
Mbështetja e Fondit të Sigurisë,
Krijimi i tri kushteve minimale për Policinë e Kosovës,
Pagë të dinjitetshme, miratimi i Ligjit të Pagave,
Sigurimi Shëndetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës,
Procedimi i Ligjit për Pensionim të Parakohshëm,
Mbështetja e vazhdueshme për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.