S’ka marrëveshje, greva vazhdon

Kundërshtimet ndërmjet Sindikatave dhe Institucioneve nuk kanë të ndalur. Ani pse të premtën patën dy takime, nga to dolën pa asnjë rezultat. Madje Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se situata e krijuar i ngjanë shantazhit

Ilustrim

Hynë në takim për të gjetur një zgjidhje por kjo nuk ndodhi.

Fillimisht dhanë shpresa që cështja e grevave do të përfundoj por me sa duket takimi i të premtës në mes Bashkimit të Sindikatave të pavarura të Kosovës me Këshillin Ekonomik social nuk ishte kaq i frytshëm.

Kjo pasi të shtunën dolën me njoftim të njëjtit.

“Ne disa herë iu drejtuam me lutje përfaqësuesve të Qeverisë që të debatojnë qetë dhe të ndihmojnë që të ketë takim të Qeverisë me përfaqësuesit e BSPK-së, pra me Këshillin Grevist. Mirëpo debatet  e kulturuara e gjithë këto lutje në fillim të takimit sikur i trimëruan Muratin e Nagavcin, që kushtëzonin pa të drejt se pa as edhe një takim dhe pa as edhe një marrëveshje të mbyllej greva . Kjo dëshmoi se ata ose nuk duan ose nuk dinë vërtetë as gjë për dialogun dhe veprimet sindikale”, thuhej në komumnikatën e BSPK-së.

Kësaj komunikate menjeherë i reagoi Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Sipas saj, situata e krijuar i ngjanë shantazhit.

“Ka vetëm një palë të barrikaduar. Pozicioni ynë legjitim është: Të fillojë mësimi. Shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar, vazhdojmë dialogun e mirëfilltë social. Greva ka kuptim kur nuk dëmton nxënësit dhe procesin mësimor. Në situatën aktuale më shumë është shantazh, e përballë shantazhit nuk ka rrugë tjetër veçse të qëndrojmë për vlerat antishantazh”, ka thënë Nagavci.

E gjithë kjo situatë nuk po i duket korrekte ekspertëve të arsimit.

Bardha Qirezi nga EduTask ka theksuar se tashmë gjendja është e jashtëzakonshme në arsim.

“Kjo duhet të trajtohet si gjendje e jashtëzakonshme prandaj lus palët e involvuara që të shrytëzojnë kohën, edhe të shtunën edhe të diellen të ulën e të bëjnë përpjekje që të zgjedhin këtë situatë”, ka theksuar Qirezi.

Greva në arsim dhe adiministratë publike ka filluar nga data 25 gusht pasi kanë një varg kërkesash drejtuar Qeverisë të cilat nuk janë realizuar akoma.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika