S’ka marrëveshje nga takimi në Bruksel, takimi i radhës më 18 mars

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është shprehur i gatshëm ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka njoftuar se më 18 mars është takimi i radhës në Maqedoninë e Veriut.

Vuçiq, tha se ka pasur një “takim të vështirë” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Bruksel.

Presidenti serb tha se ka ngecje në diskutimet për implementim, dhe do të ketë takime me Miroslav Lajçak për të folur për planin implementues.

“Shpresoj se është e mundur të arrihen disa kompromise, por kam frikë se mund të ngecim në diçka që është nënshkruar shumë kohë më parë”, është shprehur Vuçiq.

Sipas tij, plani implementues është në punë e sipër, ende nuk ka marrëveshje për të.

“Një takim i vështirë, më vjen keq që nuk kuptoj shqip por në Bruksel Kurti nuk ka qenë i gatshëm të pranojë themelimin e Asociacionit”, tha ai.

“Kam insistuar në AKS ashtu edhe përfaqësuesit evropianë … Unë jam duke pritur për të parë planin e zbatimit, i cili ka të bëjë kryesisht me marrëveshjet e nënshkruara më parë”, tha Vuçiq.

Më tej Vuçiq ka thënë se ndërmjetësuesit evropianë kërkojnë që deri më 23 – 24 mars, kur mbahet Këshilli Evropian, të kenë një raport nëse Serbia dhe Kosova kanë arritur ndonjë gjë, dhe në përputhje me këtë do ta trajtojnë integrimin evropian të të dyja vendeve.

“Do të anuloj një pjesë të udhëtimit dhe takimet e politikës së jashtme, që të bisedoj me Lajçakun, që të përgatitemi për 18 mars, që Serbia të mos denoncohet më 23 dhe 24 mars”, tha Vuçiq.

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika