S’ka takim Osmani – Lajçak, shkak bëhet agjenda e presidentes

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, ku sot do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Ky takim pritet të mbahet nga ora 18:00.

Ndërsa, takim në mes të Lajçakut e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të ketë shkaku i mospërputhjes së agjendës së Osmanit.

Kjo u bë e ditur për Dukagjinin nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të presidentes”, tha Kupina.

Lajçak në Prishtinë, pritet të takohet me Bislimin

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika