Skelet që u rrëzuan në qendër të Prishtinës dyshohet të kenë rënë si pasojë e erës së fortë.
Kështu tha për Radio Dukagjinin, drejtori i Emergjencave i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, i cili njoftoi se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm në vetura.
Ai shtoi se tash është dhënë leja që të pastrohet vendi dhe të largohet rreziku.
“Në pjesën e ‘Qafës’ ka ra skelja që është vendosur për ndërrimin e fasadës dhe dritareve. Nuk ka dëme në njerëz, nuk ka lëndime, ka dëmtime materiale. Të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes. Policia, zjarrfikësit, po ashtu, me urdhër të prokurorit kanë filluar hetimet. Tash kemi dhënë leje që të pastrohet vendi dhe të largohet rreziku”, tha Fushtica.