S’kalon projektligji i PDK-së për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, VV kundër

Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policorë dhe punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin për pensionimin e parakohshëm të policëve dhe punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. Ky projektligj është propozuar nga Partia Demokratike të Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka konsideruar domosdoshmëri miratimin e këtij projektligji, ndërsa ka theksuar se propozohet që zyrtarët policor dhe punonjësit e IPK-së me autorizime policore të fitojnë të drejtën për pension të rregullt nëse mosha e tyre arrin në 55 vjet.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se ky projektligj i propozuar nga PDK nuk është serioz dhe nuk e ka kalkuluar barrën buxhetore.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar që edhe mazhoranca ta përkrahë këtë projektligj, derisa ka theksuar përkrahjen nga ana e LDK-së.

Qeveria e Kosovës nuk ka paraqitur mendim për këtë projektligj, derisa i njëjti është dërguar në seancë pa mbështetjen e mazhorancës në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika