Ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka reaguar ashpër pas heqjes së flamurit të Kosovës në Kongresin e 49-të të UEFA-s, të mbajtur të enjten në Beograd.
Por, përveç kësaj, Hodaj ka bërë publik edhe një detaj tejet të rëndë.
Sipas tij, FFK nuk e kishte lejuar të ankohej në UEFA, për ekzistencën e një federate paralele për ‘Kosovën dhe Metohinë’ brenda statutit të Federatës së Futbollit të Serbisë.
Garat e futbollit serb në Kosovë, paralelisht me ato të FFK-së, i ka udhëhequr terroristi Milan Radoiçiq. Hodaj beson se është koha për një ndryshim thelbësor në mënyrën se si shtëpia e futbollit kosovar e përfaqëson Kosovën në skenën ndërkombëtare.