Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar ashpër pas skandalit të Gjykatës Speciale ndaj politikanëve të Kosovës ku i ka quajtur “të mjerë”.
“Skandal pas skandali në Gjykatën Speciale, e politikanët e mjerë ‘çele guri gojën’, ka shkruar Klinaku në Facebook.
Më tej, Klinaku ka të thënë se OVL i kishte njoftuar politikane kosovar se Gjykata Speciale nuk ka të bëjë me drejtësinë por me politikën.
“O të mjerë, për që nuk kanë të bëjnë fare me drejtësi e që janë politik, ju kemi treguar, por që janë edhe të poshtër sikur ish-kryeprokurori Jack Smith, a nuk po e merrni vesh ende a?”, ka përfunduar Klinaku.