“Skandalet” në KEK, nesër seancë e jashtëzakonshme

Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për nesër në orën 12:00, për të diskutuar "skandalet" në KEK.

Kuvendi i Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka njoftuar se ka thirrur një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00.

Kjo seancë ka për qëllim adresimin e “skandaleve” të fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Diskutimet në këtë seancë pritet të përqendrohen në mesazhet e publikuara kohët e fundit midis koordinatores së komisionit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, dhe ish-shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika