“Skandalet” në KEK, sot seancë e jashtëzakonshme

Pamje nga Kuvendi i Kosoves

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi gjatë të mërkurës [dje] ka njoftuar se ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet sot në orën 12:00.

Kjo seancë ka për qëllim adresimin e “skandaleve” të fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Diskutimet në këtë seancë pritet të përqendrohen në mesazhet e publikuara kohët e fundit midis koordinatores së komisionit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, dhe ish-shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika