Analisti, Astrit Gashi është deklaruar se skandali për ndarjen e grandeve në sektorin e bujqësisë do të ndikojë negativisht tek partia e cila është në pushtet. Sipas Gashit, skandalet e tilla që ndërlidhen qoftë me subvencione apo edhe vendet e punësimet janë “problematika” kryesore e cila ndikon negativisht tek partia e cila është në pushtet.
Gashi në “Debat Plus” tha se edhe reagimet e ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit kanë qenë krejtësisht të gabuara dhe se është dashur të deklarohet për “një hetim të brendshëm për rrjedhjen e këtyre subvencioneve”.
“Zyrtarët e shtetit sedi pse nënkuptojnë në momentin se si të marrin një pozitë, duhet me iu thane edhe vllaznive edhe dajve mos me apliku dhe mos me fitu askund asgjë. Parim e bjen punën me bo temë në media. Gabimi I dytë kur je parti politike në pushtet, prap duhet me u largu nga e drejta me marrë pare publike. Kjo bjen përgjegjësi. Nuk ka mundësi për bindje, duhet me u tërhjek. Skandal i madh, i cili ka me dëmtu jashtëzakonisht shumë partinë në pushtet. Skemat e subvencionet dhe punësimet janë problematike. Disa mendojnë që përfitojnë, por humbin shumë. Veç telashe shumë. Reagimi i Faton Peci ka qenë krejtësisht e gabuar. Një minister, Peci është dashtë me e bo me e nis një hetim brenda ministries”, vijoi Gashi.
Gashi shtoi se reagimet e ministrit Peci nuk i ka “larguar” dyshimet për dallavere por ka reaguar si me qenë “njeriu fajtor”.
“Nuk është gjuha e një ministri të Kosovës duhet të reagojë” për raste të tilla, theksoi Gashi.