Pak ditë më parë është lëshuar një urdhër bllokimi i përkohshëm i llogarive nën emrin e shtetases B.B. 31 vjeçe.
Po ashtu, së bashku me të, zbulohet edhe emri i bashkëpunëtorit të saj, shtetasit Vaid Tarja i hetuar në qytetin e Elbasanit për mashtrim tatimor dhe përvetësimin e 3.7 milionë dollarëve, thonë burimet e Top Chanel.
Teksa apeli e ka shpallur fajtor dhe dënuar me 3 vite burgim 40-vjeçarin, së bashku me një person të tretë, të dyshuarit rezultojnë në marrëdhënie të dyshimtë dhe të paqartë ekonomike.
Tarja, që sipas prokurorisë më herët ka administruar 3 kompani në fushën e minerareve dhe te mbledhjes së inerteve, është zbuluar pasi ka dërguar transferta nga Holanda duke i përshkruar si borxh.
Por në datën 29 mars 2022, banka dërguese në Holandë ka kërkuar kthimin mbrapsht me nënshkrimin se këto shuma e kanë origjinën nga një skemë mashtrimi Ponzi.
Aktualisht, Tarja është nën hetim edhe për pastrim parash.
Banka dërguese e fondeve sipas burimeve të Top Channel, sinjalizon mbi rolin e këtyre personave. Për secilin prej tyre përshkruhet aktiviteti që nga kazinotë deri te mirëmbajtja e rrjeteve sociale dhe siç bëhet me dije paraprakisht qëllimi real i këtyre transaksioneve mund të jetë injektim i fondeve në vend.